Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

0
193

Arkitekti Përparim Rama është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtinës janë duke i dhënë një kandidat për kryetar i cili i jep asaj shkëlqimin që e meriton.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Rama është një profesionist i fushës, si emër ndërkombëtar, si aset i Prishtinës dhe se kandidimi i tij për kryetar të kryeqytetit është në përputhje natyrale me vizionet e LDK-së.

“Gjatë muajve të fundit kam takuar Përparimin disa herë. Kemi folur shtruar e qartë për problemet më bazike të Kryeqytetit. Për ngufatjen, ndotjen, ngarkesën e për dhënien e shpirtit të qytetit – të pamjes e përvojës, të hapësirës e komunitetit, të organizimit të vet jetës – të ndërtimit të Prishtinës në qytetin që e duam të gjithë. Kam qenë i mahnitur jo vetëm me dashurinë e tij ndaj Kryeqytetit por edhe me zgjidhjet e tij për problemet tona më bazike. Përparimi ka vizionin që e kërkojmë tash e sa kohë. Jam i bindur se do ta pranoni këtë vizion”.

“Kemi folur dhe për LDK-në e rrugëtimin që duam të ndërtojmë përpara. Bindjet e tij politike e ideologjike, me gjithë vullnetin e tij të madh për ndryshim, kanë kryqëzuar rrugët tona. Si profesionist i fushës, si emër ndërkombëtar, si aset i Prishtinës, kandidimi i tij për Kryetar të Kryeqytetit është përputhje natyrale e vizioneve tona”, ka shkruar Rama.