Kryeministri i Maltës e uron Kurtin, shpreh vullnet për bashkëpunim

0
68

Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, i cili i ka shprehur urimet më të sinqerta në emrin e tij dhe të Qeverisë së Maltës për zgjedhjen kryeministër i Kosovës.

“Malta dhe Kosova ndajnë lidhje të forta bilaterale bazuar në qëllimet e përbashkëta dhe vlerat evropiane, prandaj brenda këtij konteksti jam i bindur se marrëdhëniet e ngrohta që ekzistojnë midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen si në nivelin bilateral ashtu dhe në atë ndërkombëtar”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Maltës, Abela.

Ai i ka uruar Kurtit suksese në përpjekjet dhe synimet e tij duke shprehur vullnetin për takim dhe për bashkëpunim të ngushtë për të mirën e ndërsjellë të dy popujve.