215 eshtra të fëmijëve gjenden në një varr masiv të një shkolle në Kanada

0
725

Një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve është gjetur në Kanada, në objektin e një ish-shkolle rezidenciale që ishte ngritur për të asimiluar njerëzit.

Fëmijët ishin studentë në Shkollën Rezidenciale, Kamloops Indian në British Columbia, që u mbyll në vitin 1978, këto gjetje u bënë të ditur të enjten, raporton BBc, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, ka thënë se është një “kujtesë e dhimbshme” e një “kapitulli i turpshëm i historisë së vendit”.

Shkollat rezidenciale të Kanadasë ishin shkolla me konvikte të detyrueshme të drejtuara nga qeveria dhe autoritetet fetare, gjatë shekujve XIX dhe XX me qëllim për të asimiluar me forcë të rinjtë.

Shkolla rezidenciale, Kamloops Indian, ishte më e madhja në sistemin e banimit. Ishte hapur në vitin 1890 nën administrimin katolik romak dhe kishte rreth 500 studentë, regjistrimi arriti kulmin në vitet 1950.