Vendimet e fundit të Qeverisë rreth masave kundër pandemisë

0
267

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për lehtësimin e masave kundër pandemisë.

Ora policore do të hiqet, por megjithatë nga ora 00:00 deri në orën 05:00 qytetarët nuk do të mund të grumbullohen më shumë se 10 persona.

Po ashtu, do të zgjatet orari i punës së gastronomisë deri në ora 23:00, do të lejohet lëvizja pa maska kur ata janë vetë dhe në ambiente të jashtme, si dhe është rritur pjesëmarrja plus 50% në teatro, kinema, galeri dhe të ngjashme.

Ndërkaq, shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë duhet të kenë test serologjik që tregojnë antitrupat të lëshuar  jo më shumë se 30 ditë .

“Sipas IKSHPK-së, situata epidemiologjike  paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive. Sipas të dhënave aktuale, Qeveria cakton masa më të lehtësuara që të shtojë aktivitetin ekonomik dhe njëkohësisht edhe parandalimin e infektimit.  Kemi tri objektiva: parandalimin, moscenimi e aktiviteteve ekonomike”, tha Vitia.

Ministri ka thënë se hapja e pjesshme po bëhet me përgjegjesi dhe se ndryshimi i situatës kërkon edhe vendime të reja.