Save the Children në Kosovë do të shënojë 1 Qershorin përmes një gare të vizatimit

0
54

Save our Education (ose Mbro Arsimin Tonë në shqip) është një fushatë globale e Save the Children International që përqendrohet në urgjencën globale të arsimit të shkaktuar nga COVID-19 dhe bën thirrje që këto veprime të ndodhin:
• Të gjithë fëmijët vazhdojnë të mësojnë online perderisa shkollat janë të mbyllura dhe qe ky mësim të jetë gjithëpërfshirës.
• Çdo fëmijë te mbështetet të kthehet në shkollë kur është e sigurt të ndodh një gjë e tillë.
• Qeveritë dhe donatorët te investojnë në arsim tani që të mund të ndërtojmë sisteme më të mira arsimore për të ardhmen.
Një prej mënyrave se si Save the Children në Kosovë (SCiK) do të shënojë 1 Qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, është brenda kornizës së kesaj fushate, permes një gare të vizatimit që paraqet eksperiencën e fëmijeve me arsimin online dhe keshtu rrit vetedijen për këtë dhe njëherit avokon tek personat përgjegjës për adresimin e sfidave të edukimit online.
Më poshtë gjenden detajet në lidhje me garen.
Si të merrni pjesë:
1. Krijoni nje vizatim që paraqet eksperiencën e juaj me arsimin online gjatë pandemisë.
Vizatimi duhet të i pergjigjet njerës prej pyetjeve më poshtë:
A. Cfarë ka qenë eksperienca juaj me arsimin online në Kosovë gjatë pandemisë; ose
B. Cfarë ka qenë eksperienca e një fëmije tjetër apo fëmijëve me arsimin online në Kosovë; ose
C. Cfarë do te donit të ndryshonit në lidhje me arsimin online apo cfarë do të duhej të ndryshonte Ministria e Arsimit në lidhje me edukimin online
2. Postoni vizatimin e juaj ne Facebook ose ne Instagra me datën 1 Qershor duke përdorur hashtag #MbroArsiminTone dhe përfshkruaj cfarë do të thotë ai vizatim për ty ose cfarë je munduar të tregosh me të
Rregullat:
1. Vizatimi duhet te lidhet me përvojat e fëmijëve me arsimimin online në Kosovë
2. Fëmijët e moshave 13 – 17 vjeç kanë të drejtë pjesëmarrje
3. Vizatimi duhet të postohet në Facebook apo Instagram më 1 Qershor
4. Postimi në Instagram ose Facebook duhet të përdorë hashtagun #MbroArsiminTone, përndryshe nuk do ta dimë që është postuar
5. Një fëmijë nuk mund të dorezojë më shumë se një vizatim
Kriteret e përzgjedhjes:
– Kreativiteti
– Lidhja e përmbajtjes se vizatimit me arsimin online në Kosovë
– Origjinaliteti
Me datën 3 Qershor do te shpallen fituesit dhe 7 vizatimet më të mira do të postohen në rrjetet sociale të Save the Children ne Kosovë. Fituesit do të kontaktohen direkt.