Për 12 vjet, 12 miliardë euro diaspora dërgoi në Kosovë

0
124

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania dhe Zvicra janë të parat.

Pa dyshim se diaspora vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë.

Në 12 vjetët e fundit (2008-2020), dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Referuar statistikave të fundit nga Banka Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Albinfo.ch, ju sjell shumat e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë referuar BQK-së:

2008 – 858 milionë euro,

2009 – 865 milionë euro,

2010 – 825 milionë,

2011 – 814 milionë euro,

2012 – 775 milionë euro,

2013 – 867 milionë euro,

2014 – 901 milionë euro,

2015 – 796 milionë euro,

2016 – 808 milionë euro,

2017 – 911 milionë euro,

2018 – 1.13 miliard euro,

2019 – 1.23 miliard euro dhe

2020 – 1.8 miliard euro.

Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania dhe Zvicra janë të parat shtete që prijnë me dërgesat e tyre në Kosovë.