“Zonimi në zonën urbane të Hanit të Elezit

0
47
Komuna e Hanit të Elezit është në proces të hartimit të Hartës Zonale të Komunës, me përkrahjen e Organizatës Gjermane për Zhvillimin Ndërkombëtar – GIZ, gjegjësisht projektit “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës”.
Në kuadër të këtij procesi sot është mbajtur punëtoria e radhës në të cilën është diskutuar zonimi në zonën urbane të komunës së Hanit të Elezit.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të analizohet zona urbane në raport me planet paraprake, Plani Zhvillimor Urban (PZHU), Plani Rregullues Urban, dhe draftin aktual të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të komunës së Hanit të Elezit.
Për më shumë kjo punëtori kishte për qëllim që të definoj kushtet zhvillimore të cilat janë propozuar në draft PZHK.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin Drejtorë e zyrtarë të Komunës së Hanit të Elezit ndërsa për rëndësin e hartimit të këtij dokument me fjalë rasti pjesmarrësve iu drejtua kryetari i Komunës Rufki Suma