Sërish lockdown njëjavor në Australi për shkak të variantit indian

0
59

Shteti australian i Viktorias do të hyjë në një bllokim shtatëditor duke filluar nga sot për të frenuar një rritje të rasteve të koronavirusit.

Ka 34 raste aktive të koronavirusit në të gjithë vendin, me 12 raste të reja të zbuluara në 24 orët e fundit.

Kryeministri i shtetit, James Merlino tha se më shumë se 10 000 kontakte primare dhe sekondare janë identifikuar në lidhje me shpërthimin.

”Ekspertët e shëndetit janë veçanërisht të shqetësuar për sa shpejt po përhapet varianti indian”, theksoi Merlin.

“Ne gjithashtu dimë që vaksinimi ka qenë më i ngadaltë nga sa shpresonim. Dhe nëse më shumë njerëz do të vaksinoheshin, do të mund të përballeshim me një grup tjetër rrethanash. Për fat të keq, nuk jemi”, tha Merlin në një deklaratë.

Sipas masave, dyqanet jothelbësore do të mbyllen dhe publiku do të jetë në gjendje të largohet nga shtëpia vetëm për arsye thelbësore.

Australia ka qenë deri tani shumë e suksesshme në luftimin e pandemisë me masa jashtëzakonisht të rrepta, duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve.

Vendi ka regjistruar pak më shumë se 30 000 raste dhe 910 vdekje që nga fillimi i pandemisë.