Kurti-Opozitës: Kemi problem me juve, jeni të paaftë me bë kritikë

0
73

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu është drejtuar opzitës në seancën e Kuvendit duke iu thënë se janë të paaftë të bëjnë kritika.

Ai ka theksuar se Qeveria nuk është duke parë kritika nga opozita, njofton Klan Kosova.

“Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të na bërë kritikë, ky është problemi rreziku më i madh i i yni se nuk kemi kritikë. Nuk kemi rrezik tjetër, e ju keni nevojë ose të na bëni paragjykim ose shpifje, e kritika e bazuar në këto dyja nuk është më e tillë. Ky është problemi ynë, ju duket se nuk e konsideroni problem. Ne kemi problem me juve, sepse jeni të paaftë me bë kritikë”.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për t’i mësuar si të kritikojnë.

“Qeverisja demokratike ka nevojë për kritikë të opozitës, të cilën ne s’po e shohim dhe as dëgjojmë. Andaj, më lejoni ta shprehi gatishmërinë time për bashkëpunim edhe në këtë drejtim. Pra të ju jap ide si të mund të na kritikoni”, ka thënë Kurti.