Burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt, familja e saj kërkojnë të dijnë bashkëpunëtorët e tij

0
1832

Vrasësi i Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naser Pajazitaj akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna e Deçanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” , me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.

Lumnije Pajazitaj, nëna e Donjeta Pajazitajt e ka mirëpritur vendimin e gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të Naser Pajazitajt.

Ajo ka thënë se Naser Pajazitaj e ka marrë dënimin e merituar, por që beson se të bijën e saj, ai nuk e ka vrarë i vetëm.

“S’e morëm vesh arsyen pse e ka bërë këtë vepër kur nuk i kemi bërë asgjë me ardh deri te vrasja. Pak më e qetë jam, ky e ka marr dënimin e merituar por vetëm s’ka pasë mundësi ta bëjë vet”, është shprehur ajo para medieve, pas shpalljes së aktgjykimit nga gjykata.

“Kemi pasë dëshirë t’i mësojmë edhe bashkëpunëtorët e tij sepse ndoshta na vinë në shtëpi e ne nuk e dimë kush janë”.