U gjetën 10 trupa të shqiptarëve në Kizhevak

0
46

Në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi  sot është përmbyllur procesi i gërmimeve.

Në këtë lokacion janë gjetur dhjetë trupa, ndërkohë që vetëm në fazën e dytë të gërmimeve të vazhduar më 5 maj janë gjetur shtatë prej tyre. Për të njëjtit priten analizat e ADN-së, por dyshohet se mbetjet mortore janë të viktimave të Masakrës së Rezallës.

”Vitin e kaluar më 16 nëntor 2020 kemi hasur në mbetjet e para kocokore të cilat u përmbyllën diku më 10 ose 11 dhjetor. Janë gjetur-identifikuar dy raste të reja dhe një ribashkim. Bëhet fjalë për pjesën tjetër të trupit i cili është dorëzuar më 2015 nga zbulimet e varrezës masive në Rudnicë që ndodhi më 2013”, tha Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjeksisë Ligjore.

”Kjo ka qenë edhe indikatori se mbetjetj e gjetura këtu në Kizhevak në të dy etapat e gërmimit I takojnë masakrës së Rrezallës që edhe faktikisht u vërtetua.Kurse nga kjo faza e dytë që u fillua me 5 Maj që po përmbyllet sot zyrtarisht janë edhe shtatë persona për të cilit duhet ti presim rezultatet e ADN-së dhe mund të shofim a janë ata identifikime të reja po ndonjë ribashkim”, shtoi Gërxhaliu.

Nga ana e tij kryetari I Komisionit qeveritar të Kosovës për të pagjeturit të zhdukur gjatë luftës, Ibrahim Makolli thotë se do kërkojnë qasje edhe  në disa lokacione tjera

”Përkundër fakteve të fshehjeve të krimit, asnjë person nuk është i dënuar. Kosova po kërkon përgjigje për 11 lokacione të tjera, ku dyshohet për trupa të kosovarëve, të cilët u vranë, masakruan dhe u zhdukën”, tha Makolli.

E Velko Odaloviq nga Komisioni i Qeverisë së Serbisë për të pagjeturit, tha se pala që ai përfaqëson është gati për bashkëpunim me atë kosovare të cilin bashkëpunim ai e quan ”njerëzor i domosdoshëm”.

”Kizhevaku është lokacion në të cilin është gjurmuar e hetuar tash e pesë vite. Kishim informacione të caktuara të cilat u hetuan nga autoritet e Serbisë. I kishim deklaratat e njerëzve të cilët kanë treguar për këtë lokacion. Në një moment fal Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të  Amerikës u siguruan filmimet satelitore të cilat tregonin se si dukej ky lokacion në kohën kur trupat janë groposur”, tha Odaloviq.

Ndërkohë të dyja palët i shtruan njëra tjetrës publikisht kërkesa. E para është hapja e arkivave ushtarake.

Kosova do leje për gërmime në disa lokacione nisur nga Shtavali i Sjenicës rajoni i Novi Pazarit.

Serbia po kërkon që ti jepet qasje në gjashtë vende përfshirë Kosharen për të zhvarrosur disa trupa që dyshohet se mbetën aty nga 1999-ta.