Vaksinat Moderna efektive tek fëmijët e moshës 12 vjeç

0
59

Kompania e vaksinës Moderna kanë thënë se vaksinat e tyre fuqishëm i mbron fëmijët e rinjë nga mosha 12 vjeç.

Hap ky që mund të bëjë goditjen në rrugën e duhur për t’u bërë opsioni i dytë për atë grupmoshë në SHBA, transmeton klankosova.tv.

Me furnizimet globale të vaksinave, shumica e botës po përpiqet të vaksinojë të rriturit në përpjekje që të përfundojnë pandeminë, por në këtë muaj ShBA dhe Kanada autorizuan vaksinën e bërë nga Pfizer dhe BioNTech. Vaksinë kjo që mund të përdoret nga mosha 12 vjeç.

Moderna synon të jetë në radhë, duke thënë se do të paraqesë të dhënat e saj për adoleshentët në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së dhe rregullatorëve të tjerë global në fillim të muajit tjetër, shkruan Associated Press, transmeton klankosova.tv

Kompania studioi më shumë se 3700 fëmijë nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Gjetjet paraprake treguan se vaksina shkaktoi të njëjtat shenja të mbrojtjes imunitare tek fëmijët sikurse në të rriturit dhe të njëjtin lloj efektesh anësore të përkohshme siç janë dhembjet e krahëve, dhimbja e kokës dhe lodhja.

Fëmijët kanë më pak gjasa të preken nga COVID-19, ata përfaqësojnë rreth 14% të rasteve të koronavirusit SHBA. Të paktën 316 kanë vdekur në atë shtet. Kjo është njoftuar sipas një llogaritje nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Me rritjen e furnizimit të vaksinave në SHBA, adoleshentët morrën vaksinën e Pfizer.

Të dyja, Pfizer dhe Moderna, kanë filluar testimin tek fëmijët edhe më të vegjël, nga mosha 11 vjeç deri tek foshnjat 6 muajshe.

Ky test është më kompleks pasi adoleshentët marrin të njëjtën dozë si të rriturit, por studiuesit po testojnë doza më të vogla tek fëmijët më të vegjël.