Njihuni me shqiptarin që po kërkon votë në Turku të Finlandës

0
286

Sadri Beqiri është shqiptari që po kërkon vota në Turku të Finlandës.

Ai është kandidat për asamble në këtë Komunë, nga partia Kokoomus-EPP.

I lindur ne Mitrovicë, ai jeton në Finlandë që nga viti 1992 ku punon si inspektor i ndërtimtarisë në komunën e Turkut.

Me politik ka filluar të mirret që nga viti 2012 dhe kjo është hera e tretë që garon në zgjedhjet komunale në këtë komunë në të cilën është aktualisht asambleist.

Ndryshe, zgjedhjet lokale ishte e paraparë të mbahen më 18 prill por u shtyen për shkak të pandemisë, pasi shumica e sekretarëve të partive parlamentare vlerësuan se ishte një kohë më e sigurt.

Zgjedhjet komunale do të mbahen të Dielën, 13 Qershor 2021. Ligji përkatës është miratuar edhe në Parlament.

Koha e votimit paraprak është tani më e gjatë se normalja, dy javë në Finlandë, pra nga 26 maj deri më 8 qershor. Komunat janë subvencionuar për kostot shtesë të zgjatjes së votimit paraprak.

Jashtë vendit, votimi paraprak është nga 2 në 5 qershor.

Mësohet se janë dhjetë shqiptarë të cilët kandidojnë në zgjedhjet komunale atje në qytete të ndryshme./oxygenpress.info