Lirohet nga burgu i Serbisë, Blerim Maçastena

0
1290

Qytetari nga Podujeva, Blerim Maçastena, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga policia serbe gjatë ditës së sotme është liruar nga burgu i Serbisë.

Klankosova.tv merr vesh se Maçastena tashmë është në përfundim të procedurave për t’u liruar.

Kurse, një familjar i tij e ka publikuar një fotografi  me mbishkrimin “mirë se vjen mixhok”.

Kujtojmë se Blerim Maçastena është asamblist në Komunën e Podujevës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD).

Më poshtë gjeni postimin e familjarit të Maçastenës ku bëhet i ditur lajmi për lirim:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=4352917461406839&set=a.631473443551278