Kurti takohet me Bjornstad, diskutojnë për bashkëpunim mes Kosovës dhe Norvegjisë

0
47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Arne Sannes Bjørnstad, Përfaqësues Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Bjornstad e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke i vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve. Ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe siguroi mbështetjen e plotë të Norvegjisë për reformat e nevojshme.

Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi prioritetet e Qeverisë, për punësim e drejtësi për qytetarët dhe demokraci e progres për vendin.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët, ku u theksua integrimi sa më i shpejtë i rajonit në Bashkimin Evropian.