Gërvalla për postimin në twitter: Mesazhin mund ta keni keqkuptuar – për aspektin gjuhësor, nuk di çfarë të shtoj!

0
750

”Përpjekja për të futur në 270 shkronja, ka shkaktuar një tekst pa lidhëse, pra, e marr përgjegjësinë…”
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, ka pranuar se e merr përgjegjësinë për reagimin e djeshëm nga ky dikaster diplomatik, duke e cilësuar të gabuar një postim të tyre të paqartë të cilin më pas e fshinë.

‘’E marrë përgjegjësinë politike për atë tweett’’, deklaroi ajo, njofton Klan Kosova.

”Përpjekja për të futur në 270 shkronja, ka shkaktuar një tekst pa lidhëse pra e marr përgjegjësinë, e kemi marrë të njëjtin tekst dhe e kemi shtuar lidhësat që kanë munguar dhe mendoj se e kemi kuptuar dhe në të ardhmën të mos ndodh asnjëherë”.

”Nuk kam çfarë të zbukuroj, ashtu është. E kemi marrë të njëjtin tekst, e kemi zgjeruar në fjalor”.

”Ndërkaq për ‘Kosova e fortë, Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj’’ – Mesazhin mund dhe ta keni keqkuptuar, por pa qëllim të keq”.

”Por ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova qëndron pranë aleatëve të saj, e këtë e kemi dëshmuar edhe në vendime të tjera të qeverisë”.

”Asaj që ka ndodhur në aspektin gjuhësor, nuk kam çfarë të them se s’kam nevojë ta zbukuroj sepse ashtu është”.

”Nuk di se çfarë do mund t’i shtoja kësaj. Gjashtë apo tetë sy, shohin më shumë se katër sy. Prandaj në të ardhmen do të ketë më shumë sy që do t’i kontrolloj këto. Rreth kësaj teme nuk e di çfarë do t’i shtoja”.