COVID-19: MSH pranon edhe 3 mijë e 510 vaksina nga BE

0
46

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë realizuar 550 vaksinime antiCOVID, ndërkohë që vaksinimi është zhvilluar edhe në komunat tjera.

Bëhet e ditur se deri më tani numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi është 57.615 dhe se po gjatë ditës së djeshme MSH ka pranuar edhe 3510 vaksina që janë pjesë e asistencës së BE-së për vaksinimin kundër COVID-19 në Kosovë.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.