BE premton 100 milionë doza vaksinash deri në fund të vitit

0
50

Drejtuesit e Bashkimit Europian u angazhuan të dhurojnë në mënyrë kolektive të paktën 100 milionë doza të vaksinës COVID-19 për vendet në nevojë deri në fund të vitit 2021, njoftoi zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, në Twitter.

Blloku, sipas një deklarate të përbashkët të nënshkruar në samitin e Brukselit si eksportuesi më i madh i vaksinave COVID-19 në botë, theksoi gjithashtu se do të ndihmonte në rritjen e kapacitetit të prodhimit jashtë BE-së.

Njoftimi vjen menjëherë pasi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi për pabarazi të theksuar midis vendeve më të pasura dhe të varfra./ATSH