Ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni gjatë 8 orëve në punë

0
48

Pavarësisht nëse punoni nga shtëpia apo jo, nëse përditshmëria ju gjen të ulur për pothuajse 8 orë në tavolinën e punës, është e rëndësishme të bëni një përpjekje për të lëvizur gjatë gjithë ditës për të shmangur efektet negative të të qëndruarit ulur për shumë gjatë.

Po sikur gjatë tetë orëve të punës, çdo 1 orë, të bënit disa ushtrime të thjeshta për vetëm tre minuta? Kjo do të thotë 24 minuta ushtrime çdo ditë. Shtoni dhe po themi 10 minuta ecje dhe ngjitje shkallësh pas punës, mund të llogarisim se do të kryeni 170 minuta ushtrime total për pesë ditë pune – shumë më mirë se minimumi javor i ushtrimeve sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (150 minuta)

Sipas Dana Santas, e njohur si “krijuesja e lëvizshmërië”, një specialiste e certifikuar e forcës dhe trajnere e trupit-mendjes në sportet profesionale, autore e “Zgjidhje praktike për lehtësimin e dhimbjes në shpinë”, disa nga ushtrimet që mund të bëni gjatë ditës në punë janë:

1. Ngrihuni. Uluni. Përsërisni.

“Është e rëndësishme të ngriheni nga karrigia të paktën një herë në çdo orë. Mënyra më e thjeshtë për të filluar lëvizjen është të bësh aktin e ngritjes nga karrigia dhe të ulurit ulur poshtë në një ushtrim,” thotë ajo.

2. Aktivizohuni.

“Trupi juaj është krijuar për të lëvizur nëpër tre rrafshe lëvizjeje: sagital (para mbrapa), tërthor (rrotullues) dhe ballor (krah për krah) kështu që është e rëndësishme të ushtroni në të gjitha ato. Kërcimet janë lëvizje të thjeshta, por efektive që e bëjnë zemrën të pompojë më fort,” thekson Santas.

3. Lëvizni duart për të lehtësuar tensionin.

4. Lëvizi edhe këmbët.

5. Ndryshoni humorin me pak kërcim.

“Është e zakonshme që energjia mendore dhe fizike të zbehen pas drekës. Në vend që të pini një filxhan tjetër me kafe, pse të mos vallëzoni pak? Kjo ndihmon shumë, sidomos nëse punoni nga shtëpia,” shton ajo.

6. Merrni disa minuta për të rregulluar qëndrimin dhe për të parandaluar dhimbjen në shpinë.

Mos harroni të ecni

Ecja është një nga ushtrimet më të mira për djegien e dhjamit në dispozicion të njerëzimit. Çdo ditë, përpiquni të bëni të paktën një shëtitje 10-minutëshe – idealisht, jashtë. Nëse moti ose mjedisi janë pengesa për të ecur, konsideroni këtë stërvitje të thjeshtë në shtëpi si një alternativë.