Tragjedia në Itali – U rrit në 14 vetë numri i viktimave që humbën jetën nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore

0
234

Të shtunën teleferikët në Itali u hapën sërish për publikun.

Të dielën ndodhi tragjedia. Ende nuk dihen arsyet e sakta të rrëzimit të teleferikut, por me gjasë është këputur një kabllo.

Ministria italiane e Infrastrukturës ka nisur një hetim të hollësishëm. Teleferiku të çon nga bregu perëndimor i Liqenit Maggiore në malin Mottarone, 1500 metra të lartë.

Pas tragjedisë, kryeministri Mario Draghi shprehu “dhimbjen e thellë” për humbjen e jetëve të njerëzve.