Pse disa njerëz kanë probleme me aromën e trupit edhe pse kujdesen për të?

0
413

Ju jeni shumë të pastër, bëni dush rregullisht, por sërish ndjeni se trupi juaj vjen sërish erë të pakëndshme. Edhe pasi keni hedhur antidjersë, vazhdon e njëjta histori. Pse ndodh kjo?

1.Stresi

Ekzistojnë lloje të ndryshme djerse, nga të cilat, ajo me erë më të keqe është djersa nga stresi. Kjo prodhohet nga gjëndrat apokrine dhe është më pak e ujshme. Nga ana tjetër, djersa e prodhuar nga stërvitja fizike ose sepse është shumë nxehtë jashtë është e përbërë nga uji dhe vjen erë më pak të keqe.

2.Jeni “bekuar” me këmbë që vijnë erë

Rreth 10-15% e njerëzve kanë këmbë, që për shkaqe gjenetike, djersisin më shumë se njerëzit e tjerë. Ato bëhen vendi i banimit të një bakteri, që jep një erë shumë të keqe si squfur.

3.Keni pak reçipeta të preferuara

Kini kujdes që t’i ndërroni reçipetat e t’i lani rregullisht, pasi materiali i tyre e mban erën e djersës të mbërthyer në të.

4.Keni qejf brokolit

Brokoli, lakrat dhe perime të tjera të tilla, në qarkullimin e gjakut zbërthehen në përbërës me erë të keqe, më tipiku prej të cilëve është squfuri.

5.Keni pirë

Një pjesë të alkoolit që konsumoni, e nxirrni nëpërmjet djersës.

6.Mund të keni diabet

Kur diabeti nuk është kuruar, është i mundur përjetimi i ketoacidozës diabetike. Gjatë këtij procesi mund të ndodhë ndryshimi i erës së trupit. Për këtë duhet të konsultoheni me një doktor.

Si ta eleminoni erën e keqe të trupit?

Zgjidhjet afatshkurtra:

– Qëndroni të pastër.

Larja rregullisht ndihmon në largimin e erës së keqe të trupit. Kini kujdes që të shkumoheni me sapun ose detergjent antibakterial në të gjithë trupin, por veçanërisht fokusohuni tek sqetullat dhe tek këmbët. Gratë duhet të bëjnë kujdes që të mos lajnë pjesët intime me sapun, por me detergjent me pH të balancuar.

-Qëndroni të thatë

-Vishni rrobat me copat e duhura. Disa materiale, p.sh. sintetiket nuk e thithin djerësn dhe mbajnë djersën të mbërthyer në të.

-Përdorni antiperspirantë. Antiperspirantët, ndryshe nga deodorantët, formojnë një bllok kundër djersitjes, duke përdorur lëndë të ndryshme kimike.

-Përdorni deodorant.

Zgjidhjet afatgjata:

-Hani shëndetshëm. Ushqimet që duhet të konsumoni, që të largoni gradualisht erën e rëndë të trupit janë: vaji i ullirit, avokado, salmon, etj.

-Eleminoni stresin, si një nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe të trupit.

-Provoni një detoksifikim.

Burimi: Pop Sugar