“Personat e zbrazët, fjalët i kanë të shumta e rezultatet e pakta”

0
335

Nga Arjeta Spahiu

Falciteti në punë e jetë, është diçka që vërehet prej shumicës, por jo nga të gjithë. Substanca bosh, edhepse përçohet te tjetri, jo të gjithë kanë filtera me vërejtë.

Zakonisht këta persona të zbrazët, fjalët i kanë të shumta e rezultatet e pakta, dhe gjejnë veten te njërëzit e tjerë me po aq zbrazti. Dikush që ka filtera në të menduar, e vërenë këtë zbrazti dhe nuk ka mundësi të ketë interakcion të gjatë me persona të tillë.

Kur takohen dy njerëz të zbrazët, reflektojne tek njëri tjetri atë zbrazti dhe nuk e kanë problem interakcionin, sepse në fakt, mbushin sipërfaqsisht njëri tjetrin me fjalë e interakcion bosh.

Një person i formuar/origjinal nga takimet e tilla kthehet i dërrmuar sepse sado që jep në interakcion të tillë, është vakum që nuk mbushet, sepse këta tjerët janë si vrima të zeza të pangopura.

Kur takohen dy origjinal, atëherë krijohen partneritete të përjetshme, pasiqë dhënja e marrja është në harmoni reciproke.
Filterat mental duhet me i mpreh, e herë pas herë me bo pastrim rrënjsor të rrethit

If something doesn’t feel right, probably isn’t