Nis fushata e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave në Malishevë

0
177

Në kuadër të zbatimit të programit për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), sot në komunën e Malishevës, ka filluar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave.

Dezinsektimi kundër rriqrave është njëra nga masat parandaluese të përhapjes së EHKK, njofton Klan Kosova

Kjo fushatë ka filluar në fshatin Drenoc, ndërsa zbatimin e kësaj fushate të dezinsektimit e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për emergjenca, Hafir Rexha.

Fushatën e dezinsektimit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vlerësuar “si një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të masave parandaluese, pasi rriqra është bartëse e virusit dhe dezinsketimi i zonave ku ka më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat, është i domosdoshëm”.

Berisha ka kërkuar nga ana e institucioneve përgjegjëse, përkatësisht nga AUV, që të marrin masa për zbatimin e masës më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK, atë të repelimit të kafshëve, pasi kjo masë ndihmon në ndërprerjen e ciklit të rriqrave dhe zvogëlon mundësinë e zhvillimit të virusit tek rriqrat, e rrjedhimisht edhe bartjes së virusit nga rriqra te njeriu.