Nënshkruhet marrëveshja për 10 mijë vaksinat e premtuara nga Kroacia

0
245

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë Danijela Barishiq.

Ai e ka njoftuar ambasadoren kroate me ecurinë e procesit të vaksinimit dhe me sfidat që kanë institucionet në përballjen me COVID-19.

Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër COVID-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës.

“Në takim, Ministri Vita ka njoftuar Ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës”.

“Në këtë drejtim, Ministri Vitia i ka shprehur mirënjohen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me COVID-19. Ambasadorja Barishiq theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”.