Japonia hap vaksinodromet e para

0
103

Japonia hapi sot qendrat e para të vaksinimit në masë kundër koronavirusit, në kuadër të përshpejtimit të fushatës së vaksinimit, ngadalësia e të cilit është kritikuar shumë dy muaj nga Lojërat Olimpike të Tokios (23 korrik-8 gusht).

Dy qendrat e vendosura në Tokio dhe Osaka dhe menaxhuar nga Forcat japoneze të Vetëmbrojtjes do të ngarkohen për të administruar çdo ditë mijëra doza të vaksinave për personat e moshës nga 65 vjeç.

Vetëm 2% e rreth 125 milionë banorëve të Arkipelagut kanë marrë për momentin dy doza t ëvaksinës, nga 40% në SHBA dhe 15% në Francë.

Kritikat janë gjithnjë e më të forta përballë kësaj ngadalësie, e shpjeguar pjesërisht me rregulla të rrepta mjekësore dhe burokraci, ndërsa një pjesë e vendit është në një gjendje të jashtëzakonshme përballë një vale të katërt të COVID-19./ATSH