Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar 10 persona

0
31

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar dhjetë (10) persona, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë.