Autoritetet detyrojnë uljen e një avioni për arrestimin e një lideri të opozitës

0
868

Një aeroplan udhëtarësh i kompanisë ”Ryanair” u ul në Vilnius të dielën në mbrëmje, pas një devijimi prej shtatë orësh në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Fluturimi ”Ryanair FR4978” ishte rrugës për në kryeqytetin lituanez nga Athina, kur autoritetet bjelloruse e urdhëruan atë të kthehej dhe të ulej në Minsk, duke thënë se kishte një kërcënim të mundshëm të sigurisë në bord.

Asnjë kërcënim i tillë nuk u gjet në aeroplan.

Por, gazetari i shquar i opozitës bjelloruse Roman Protasevich, i cili ishte një pasagjer në bord, u arrestua.

”Pasagjerët dhe ekuipazhi kaluan rreth shtatë orë në Minsk para se avioni të nisej për në Vilnius”, deklaroi ”Ryanair”.

Deklarata e linjës ajrore irlandeze nuk përmendi Protasevich./ATSH