Xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës në futboll

0
47

Lufta për mbijetesë dhe lufta për një vend në kualifikime të Ligës së Konferencave të Europës, vendoset sot në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në Futboll.

Pasi Prishtina, vetëm se është shpallur kampion i Kosovës dhe ka siguruar një vend në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, tani Drita dhe Ballkani synojnë kualifikime e Ligës së Konferencave të Europës, pasi këto dy skuadra kanë vetëm dy pikë diferencë dhe gjinden në vend të dytë dhe të tretë, njofton Klan Kosova.

Nga ana tjetër Trepça ’89 dhe Arberia janë në garë për mbijetesë, pasi këto dy skuadra kanë vetëm një pikë diferencë dhe ndodhen në zonën e rrezikut, për dalje nga Superliga.

Se kush do i bashkohet Besës në Ligën e Parë dhe kush do ta sigurojë vendin e dytë, do merret vesh sot (23 maj) me fillim nga ora 15:00.

Lista e plotë e ndeshjeve të fundit të Superligës:

Drita-Arberia

FC Besa-Gjilani

KF Llapi-Feronikeli

Prishtina-FC Ballkani

Trepça ’89-Drenica

Të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 15:00.