Qeveria hap konkurs për drejtorë dhe anëtarë bordesh të ndërmarrjeve publike

0
388

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit ka shpallur konkurs për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës dhe Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për Postën e Kosovës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit – Hidromorava në Gjilan.

Përmes të këtij konkursi Zyra e Kryeministrit ka inkurajuar që të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit tjerë të aplikojnë në konkurset e hapura për Ndërmarrjet Publike.

Dokumentacioni i kërkuar sipas konkursit, duhet të jetë në pliko ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Ndërtesën e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 34.

Afati i konkursit për Drejtor të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës është i hapur deri më datën 20 qershor 2021, kurse deri me datën 10 qershor 2021 është i hapur afati i konkursit për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për Postën e Kosovës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit – Hidromorava në Gjilan.