Marshim në Tiranë kundër abuzimeve seksuale

0
89

Nisur nga rasti i fundit i bërë publik, ku 5 persona abuzuan seksualisht me një të mitur 15-vjeçare në Mirditë, në kryeqytet njerëzit marshuan me pankarta në duar në sheshin “Skënderbej”, ku ndër të tjera lexohet: “Eduko djalin”, “Mos hesht, raporto!”

Qytetarët e thjeshtë dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë rritjen e dënimeve për abuzuesit seksualë, disa përmendin burgimin e përjetshëm, rritjen e fushatave të ndërgjegjësimit mbi dhunën seksuale si edhe krijimin e më shumë qendrave të trajtimit të viktimave të abuzimeve seksuale.