India raporton afër nëntë mijë raste të të infektuarve me “Kërpudhat e zeza”

0
261

Më shumë se tetë mijë e 800 raste të infeksionit “kërpudhat e zeza” janë raportuar në Indi, ku shtetet perëndimore të Gujarat dhe Maharashtra kanë më shumë se gjysmën e rasteve nga totali.

Të paktën 15 shtete të tjera kanë raportuar midis tetë dhe 900 raste. Pas rritjes së rasteve, 29 shteteve të Indisë u është thënë të deklarojnë sëmundjen si një epidemi.

Repartet e sapo hapura për të trajtuar pacientët që vuajnë nga sëmundja në të gjithë vendin po mbushen shpejt, thonë mjekët.

Në spitalin shtetëror Maharaja Yeshëantrao me një mijë e 100 shtretër, numri i pacientëve është rritur nga tetë, një javë më parë, në 185 në të shtunën në mbrëmje. Ndërsa më shumë se 80 përqind e pacientëve kanë nevojë për operacion menjëherë, i tha BBC VP Pandey, kreu i departamentit të mjekësisë në spital.

“Infeksioni i kërpudhave të zeza tani është bërë më sfidues sesa COVID-19. Nëse pacientët nuk trajtohen në kohë dhe si duhet, atëherë shkalla e vdekshmërisë mund të shkojë deri në 94 përqind. Kostoja e trajtimit është e shtrenjtë dhe ilaçet janë duke u harxhuar”, tha Dr Pandey.

Një studim i veçantë nga katër mjekë indianë ka gjetur se më shumë se 100 raste të pacientëve me COVID-19 kishin marrë mukormikozë. Ai zbuloi se 79 prej tyre ishin burra dhe 83 prej tyre vuanin nga diabeti.

Infeksioni normalisht i rrallë, i quajtur mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50 përqind, me disa që shpëtohen duke hequr vetëm një sy. Mjekët thonë se ka një lidhje me steroidet që përdoren për të trajtuar COVID-19 dhe që duket se godet 12 deri në 18 ditë pas shërimit nga koronavirusi. Ndërsa diabetikët janë në rrezik të veçantë.

Mukormikoza është një infeksion shumë i rrallë. Ai shkaktohet nga ekspozimi ndaj mykut mukor, i cili zakonisht gjendet në tokë, bimë, pleh organik dhe frutat dhe perimet në prishje.

Ndikon në sinuset, truri, mushkëritë dhe mund të jetë kërcënues për jetën te individët diabetikë, te pacientët me kancer ose personat me HIV/AIDS.