55% e mbetjeve plastike në botë vijnë nga vetëm 20 kompani

0
59

Një studim i ri zbulon se vetëm 20 biznese prodhojnë 55% të mbetjeve plastike me një përdorim. Kërkimet nga Fondacioni Minderoo gjurmuan polimerët (substancë që ka një strukturë të ndërtuar kryesisht ose plotësisht nga një numër njësish të ngjashme të lidhura së bashkju) që pasi dolën nga fabrika e deri në momentin që u hodhën.

Aktualisht, plastika me një përdorim përbën pjesën më të madhe të plastikës që hidhet çdo vit. Këto mbetje shpesh përfundojnë në oqeane.

Raporti zbuloi se kompani si ExxonMobil, një korporatë gazi dhe Dow, një prodhues kimik, kryesojnë listën së bashku me Sinopec, një kompani naftë dhe kimike. Së bashku këto tre kompani krijojnë 16% të mbetjeve globale të plastikës me një përdorim.

ExxonMobil, kompania më e keqe për gjenerimin e plastikës me një përdorim dhe ndotjen në botë, ka kontribuar në problemin e mbetjeve plastike me 5.9 milionë tonë, ndërsa DoW, kompania më e madhe kimike në botë, krijoi 5.5 milionë tonë mbetje plastike.

Nga 20 kompanitë që rezultuan të jenë ndotësit më të këqij, tre prej tyre janë me qendër në Europë dhe kanë një dëm të përbashkët prej 4.6 milionë tonë.

Udhëheqësit europianë kanë debatuar vazhdimisht për plastikën me një përdorim brenda Europës dhe kanë bërë përpjekje për të zvogëluar mbeturinat detare deri në vitin 2030 duke siguruar që të gjitha shishet plastike do të duhet të bëhen prej të paktën 30% përmbajtje të riciklueshme.

Burimi: Euronews