Dy kompanitë gjigante farmaceutike në rrugë për vaksinën e gjashtë anti – COVID

0
156

Gjiganti farmaceutik francez dhe britanik, Sanofi dhe GlaxoSmithKline janë kandidat të rinj për vaksinat Covid-19.

Vaksina e tyre anti – Covid tregoi një përgjigje të fortë imune në të rriturit nga mosha 18 deri në 95 vjeç dhe nuk kishte shqetësime sigurie në provën e fazës së dytë të hulumtimeve klinike, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Ky studim mbi vaksinën e gjashtë me radhë regjistroi 722 vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe Honduras të cilët morën dy doza me 21 ditë distancë dhe në tre nivele të ndryshme të dozës.

Kompanitë thanë se vaksina shkaktoi antitrupa neutralizues të krahasueshëm me ato të gjeneruara nga infeksioni natyror, me nivele më të larta tek njerëzit e moshës 18 deri në 59 vjeç.

Pjesëmarrësit që ishin infektuar më parë me Covid-19 treguan nivele të larta të antitrupave neutralizues pas një doze të vetme, duke sugjeruar që doza e parë e vaksinës mund të punojë si një shtesë përforcuese, thanë kompanitë.

Rezultatet e fazës së dytë ende nuk janë shqyrtuar nga kolegët ose botuar në një revistë mjekësore.

Çfarë është më tej: Kompanitë thanë se së shpejti do të fillojnë një hulumtim të gjithëmbarshëm të fazës së tretë, ku pritet të regjistrojë më shumë se 35.000 të rritur nga një sërë vendesh.

Me rezultate pozitive të fazës së tretë dhe rishikime rregullatore, vaksina mund të aprovohet për përdorim në tremujorin e katërt të 2021, thanë kompanitë.