Dermatologët: Kujdes acarimin e lëkurës nga maska

0
24

Pavarësisht se janë shumë të bezdisshme, maskat mbeten një nga masat mbrojtëse themelore për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, shkruan faqja e internetit corriere.it.

Vendimtare për të mbrojtur veten dhe të tjerët, ato ende krijojnë shqetësime si në frymëmarrje (madje edhe më shumë me ardhjen e nxehtësisë) dhe në lëkurë, veçanërisht për ata që tashmë vuajnë nga probleme të lëkurës.

Disa sondazhe kanë theksuar një rritje të puçrrave, dermatitit dhe acarimeve të ndryshme, si në pacientët që kane parë situatën e tyre në zonat e fytyrës të përkeqësohet, ashtu edhe në njerëzit që nuk kishin pasur kurrë sëmundje.

Përveç pasojave estetike, ekspertët ndërkombëtarë tani kanë filluar të flasin për “maskne”, një term që buron nga bashkimi i “mask” (mask në anglisht) dhe puçrrave (akne).

Dhe me verën, pritet një rritje e rasteve, sepse nxehtësia përkeqëson çrregullimet për të cilat ankohet gjithnjë e më shumë pacientë në lëkurë: kruajtje, djegie, eritemë, acarim të lëkurës.

Situata përkeqësohet nëse vishni maskën për shumë orë në ditë dhe nëse vuani nga sëmundje para-ekzistuese të lëkurës siç janë aknet, të cilat pavarësisht se janë çrregullime tipike adoleshente prekin 15% të të rriturve, ose rosacea.

“Studimet klinike kanë treguar kohët e fundit se mbajtja e maskave vazhdimisht dhe për një kohë të zgjatur do të përkeqësonte aknet ose irritime të tjera para-ekzistuese ose latente të lëkurës”, thotë Gabriella Fabbrocini, këshilltare e SIDeMaST.

Përdorimi i maskës për shumë orë në ditë shkakton një okluzion që mund të shkaktojë ndryshimin e mikrobiotës së lëkurës dhe për këtë arsye të filmit lipidik./ATSH