Fillojnë aktivitetet e shënimit të javës së gjashtë Globale për Siguri në rrugë

0
33

Sot, nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Asociacionit Kosovar të Motorizimit dhe Policisë së Kosovës, u shënua “Java Globale e Sigurisë Rrugore”, ku si qëllim kryesorë i fushatës është kufizimi i shpejtësisë për automjete deri në 30 km/h.

Zëvendësministri i MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, shprehu bindjen e tij se renditja e sigurisë rrugore si prioritet i lartë do të kontribuojë në uljen e numrit te aksidenteve rrugore dhe përmirësimin e gjendjes në sigurinë  e trafikut rrugor në përgjithësi.

Për më tepër ai tha se: “Kufizimi në këtë shpejtësi shpëton jetë dhe mbron të gjithë pjesëmarrësit që i përdorin rrugët, veçanërisht fëmijët, këmbësorët, biçiklistët, njerëzit e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara, andaj duke u sjellë në pajtim me rregullat dhe Ligjet e Trafikut rrugor, secili nga ne, mund të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor”.

Ndërsa Gazmend Hoxha, përfaqësues i Policisë së Kosovës, u shpreh se:” Policia e Kosovës është pjesë e këtij aktiviteti dhe  do të përkrah me njësitë relevante duke bërë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe njëkohësisht mbështet propozimin që në vendbanimet urbane, dhe pranë shkollave të ketë shpejtësi më të ulët, atë 30 kilometra në orë.

Respektimi i rregullave të trafikut duhet të bëhet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Policia e Kosovës do të vazhdojë të punoj për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, si dhe për zvogëlimin e aksidenteve në përgjithësi”.

18.05.2021, ora 11:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë

 

Marshim me fëmijët në shesh (duke respektuar masat anti COVID -19), me pllakata #Love30 dhe shpërndarja e Maskave tek qytetarët, bashkërisht me Policinë e Kosovës;

 

 

20.05.2021, ora 11:00, Lagja Dardania, Prishtinë

 

Aktivitet në Lagjen Dardania me fëmijë, vozitje me biçikletë ose trotinet, etj;

Si dhe aktivitete të tjera.

 

Java e sigursë rrugore, organizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit hapsinor dhe Infrastrukturës,në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Mtorizimit “AMRKS” dhe Policinë e Kosovës.

 

Ftojmë të gjitha mediat që të marrin pjesë në këto aktivitete.