Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio në “Lunch Map”

0
27
Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio është paraqitur në revistën mujore të bashkisë Minato, lagja Toranomon, “Lunch Map” ose harta e drekës.
“Lunch Map” shtypet në 3,000 kopje dhe shpërndahet falas në bashkinë Minato të Tokios. Kjo revistë mund të gjendet në mbi 20 restauronte dhe dyqane të zonës Toranomon dhe Shimbashi. Qëllimi i revistës është promovimi dhe prezantimi i bizneseve të zonës Toranomon në Minato, gjithashtu “Lunch Map” prezanton vendet me histori të gjatë, vendet unike dhe atraksionet/objektet e reja të zonës.
Ambasada e Kosovës në Japoni, në këtë revistë u prezantua si një histori e re e zonës Toranomon. I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni z. Arber Mehmeti, ka folur shkurtimisht për punën e Ambasadës dhe vendet e tij të preferuara në lagjen Minato dhe zonën Toranomon.