Sipas njerëzve, ka gjëra që s’do t’i kthehen kurrë normalitetit edhe kur pandemia të mbarojë

0
48

Covid-19 ndryshoi rrënjësisht stilin tonë të jetës dhe ndërveprimin me të tjerët, qoftë edhe përkohësisht. Gjithsesi, pas çdo ndryshimi drastik, është e vështirë që gjërat të kthehen në normalitetin e dikurshë. Njerëzit, e pyetur se çfarë nuk do të jetë më kurrë si më parë kur pandemia të përfundojë, kanë kthyer përgjigjet më poshtë, publikuar në BuzzFeed.

1.

“Kam shumë shokë për të cilët humba respektin gjatë pandemisë. Eshtë gjë që s’ka kthim apo jo?”

2.

“Kufijtë mes punës, shtëpisë dhe shkollës.”

3.

“Jam gati e bindur që do vazhdoj punën nga shtëpia.”

4.

“Mësova më shumë për gjërat pa të cilat mund të jetoj si dhe për ato pa të cilët s’jetoj dot.”

5.

“Tani që kemi hequr maskat duket sikur je lakuriq. Diçka e rëndësishme të mungon.”

6.

“Kam frikë se bizneset e vogla që vuajtën më shumë nga pandemia nuk do ta marrin më veten pas saj.”

7.

“Distanca që do të mbajmë me njerëzit. Nuk dua ta ndjej më kurrë frymën e dikujt tjetër në shpatullën time.”

8.

“Dyshoj se mund të vesh më reçipeta.”

9.

“Normalizimi i të rriturëve që jetojnë me familjarët.”

10.

“Zakonet e vjetra të takimeve. Përqafimet, shtrëngimet e duarëve apo puthje për çdo kushëri që takonim rrugëve.”