Ish-gazetarja kosovare tregon bisedën e burrit të saj me ekipin e AP-së pas sulmit

0
207

Ish-gazetarja kosovare, Garentina Kraja, që jeton në Izrael ka rrëfyer për një moment shumë emocional që e ka përjetuar pas sulmit ajror të Izraelit që rrafshoi objektin ku gjendeshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeeras në Gaza.

Ajo ka thënë se ishte e shtangur derisa po e dëgjonte bashkëshortin e saj, gazetarin Nebi Qena që punon për Associated Press, derisa po komunikonte me ekipin e tij pas këtij sulmi.

“Jam e mpirë derisa po dëgjoj burrin tim, Nebi Qena, duke i treguar ekipit të tij se do të rindërtojnë gjithçka pak minuta pasi zyret e Associated Press në Gaza ku qëndronte ekipi i tyre i mrekullueshëm janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar ajo në Twitter.

 

Ndërtesa shumëkatëshe në Gaza, ku gjendeshin zyret e mediumeve Associated Press dhe Al Jazeera, është shembur pas sulmeve ajrore nga Izraeli.

Al-Jalaa ishte evakuuar pas paralajmërimeve që kishin marrë nga Izraeli se do të sulmojnë. Në këtë objekt gjendeshin edhe disa apartamente dhe zyra të tjera./klankosova.tv