Kryeministri Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta

0
87

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku dhe Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Në këtë takim pjesë e të cilit ishte edhe Shqipe Selimi, Enver Dugolli, Aziz Bici dhe Furtuna Sheremeti, është biseduar rreth amandamentimet e nevojshme legjislative, dhe statusin dhe gjendjen e veteranëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e mirëqenies së veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.