Gastronomët duan lirim të masave: S’jemi paguar ende për dy javët që u mbyllëm

0
59

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të bëjë një plan për sezonin veror, pasi iu ishte premtuar se nëse do të respektohen masat dhe bie numri i të infektuarve me COVID-19, atëherë do të ketë lirim të masave.

Megjithatë, nga kjo shoqatë thanë se këto premtime nuk po mbahen, ndërsa paralajmërojnë protesta në qoftë se nuk do të ulen së bashku me ekzekutivin për shqyrtimin e masave të reja, përcjell klankosova.tv.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi thotë për KosovaPress se qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre si dhe nuk mbajti premtimet, ndërsa shton se nuk iu dhanë as subvencionet e premtuara pas mbylljes dyjavore.

”Kur u vendos qeveria e re me një formë u dakorduam për mbyllje 12 ditore të gastronomisë, e cila ishte shumë e rëndë për ne, mirëpo pasi kishte subvencionim të pagave dhe të qirave ne e pranuam ku u premtua dhe u betua që do të jetë në fund të muajit prill në fillim të muajit maj ky subvencionim, kjo nuk ndodhi edhe në tani jemi me 10 maj dhe ende nuk kemi diçka konkrete më pas u bashkuam për të krijuar vet masat e reja ku u betuam ne si gastronomë që do t’i respektojmë edhe jemi duke i respektuar, më pas ishte premtim që nëse ne do i respektonim edhe do të binin numrat atëherë ministria do të lirojë masat që i bie në këtë rast orarin edhe distancën, ose diçka tjetër, mirëpo kjo nuk ndodhi prapë”, tha ai

Kllokoqi kërkon nga Qeveria e Kosovës një plan të qartë për verën, pasi vendet e rajonit kanë filluar të hapen dhe vendi ynë po ngelet mbrapa.

Sipas tij, duhet që vaksinimi të ndodhë më shpejtë, pasi nuk mjafton respektimi i masave kur kufijtë janë të hapur dhe njerëzit orientohen drejt vendeve fqinje.