Twitter mbyll përkohësisht llogarinë e FSK-së, reagon Çitaku

0
104

Rrejti social twitter i ka mbyllur përkohësisht llogarinë, Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo ka bërë që të reagojë ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, transmeton klankosova.tv.

Përmes një cicërime në twitter, Çitaku pyet këtë rrjet, ”Pse e mbyllët papritmas llogarinë e FSK-së?” – sipas saj në po të njejtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës

“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, ka shkruar Çitaku në postimin e saj, transmeton Klan Kosova.