India rekorde rastesh dhe fatalitetesh

0
37

India pati më shumë se 4 000 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, të lidhura me Covid-19, dhe mbi 400 000 infeksione ditore për herë të katërt në javë, treguan të dhënat zyrtare të lëshuara sot.

”Të paktën 4 187 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të vdekurve nga pandemia në 238 270”, sipas Ministrisë federale të Shëndetësisë.

”Numri i të prekurve është rreth 22 milionë, pasi 401 078 raste u zbuluan që nga e premtja”, shtoi ajo.

E shtuna ishte dita e tretë radhazi që India përjetoi mbi 400 000 raste të reja, pasi u bë vendi i parë që kaloi këtë shifër më 1 maj.

Disa shtete si Tamil Nadu dhe Kerala, kanë njoftuar bllokime të reja për të thyer zinxhirët e infeksionit.

Sipas shkencëtarëve, një valë e tretë ishte e pashmangshme në Indi, por zyrtarët qeveritarë thanë se vendi mund të shmangte një shpërthim të ri nëse merreshin masa të forta./ATSH