Shumë persona kanë shmangur marrjen e dozës së dytë të vaksinës

0
128

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar se kohët e fundit shumë individë janë duke shmangur dozën e dytë të vaksinës anti covid.

Sipas të dhënave, rreth 8 përqind e miliona njerëzve nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti covid shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo sipas tyre ka ngritur shqetësime se vendet do e kenë të pamundur t’a arrijnë imunitetin e tufës.

Në anën tjetër, ekspertët shëndetësor rekomandojnë informimin për rëndësinë e dozës së dytë të vaksinës.

Dy nga vaksinat që përdoren në Shtetet e Bashkuara, Pfizer dhe Moderna, kërkojnë që njerëzit të marrim dy dozat e vaksinës në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje të plotë.