Superliga e Kosovës: Drita pret Feronikelin, Arbëria e Trepça luftojnë për mbijetesë

0
78

Superliga e Kosovës në futboll vikendin e nis me tri ndeshje.

Ndeshja e ditës është ajo në mes Dritës dhe Feronikelit, ku Drita do të tentoi të marrë pikët maksimale nga ky takim në mënyrë që ta mbaj hapin për garën e titullit, njofton Klan Kosova

Ndërsa, Feronikeli është në kuotën e 35 pikëve, aq sa ka Trepça dhe Drenica, pikë këto që nuk i sigurojnë një vend në Superligë për edicionin e ardhshëm.

Trepça në Mitrovicë pret Besën e Pejës, mirëpo ndeshja pritet të jetë e lehtë pasi që tanimë Besa edhe matematikisht ka rënë nga liga, ndërsa për Trepçën tre pikëshi vazhdon t’ia mbaj gjallë shpresat për një vend në Superligë.

Gjilani do të jetë mysafir i Arbërisë, ku tanimë është në një zonë komode që pjesëmarrja në Superligë për edicionin e ardhshëm e ka pothuajse të sigurt.

Teksa Arbëria që ka 33 pikë është në pjesën e poshtme të tabelës. Por, punë do t’i kryenin vetëm pikët maksimale në mënyrë që të luftojnë për një vend në Superligë për sezonin tjetër.