Ndalimi me ligj i cigareve me mente dhe shije të tjera: Pse SHBA po shkon drejt këtij vendimi!

0
848

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, të enjten, 29 prill, propozoi ndalimin e cigareve me shije mente dhe aroma të tjera, një fitore e shumëpritur për grupet për anti-pirjen e duhanit dhe të të drejtave civile, por një vendim që mund të heqë një pjesë të madhe të shitjeve në këtë industri.

Propozimi mund të kërkojë vite për t’u zbatuar dhe mund të hedhë rregullatorin e shëndetit në beteja të zgjatura ligjore me industrinë e duhanit, e cila i ka luftuar vazhdimisht përpjekjet për të bllokuar rregullatorët anti-duhan.

Grupet kundër pirjes së duhanit kanë deklaruar për dekada që cigaret me mente ndikojnë për keq në komunitetet me ngjyrë dhe tek të rinjtë në përgjithësi, duke bërë që ata të konsumojnë duhan në moshë fare të re.

Presidenti i fushatës së “Fëmijëve Pa Duhan”, Matthew Myers tha se lëvizja e fundit mund të jetë “veprimi më i fortë” që Shtetet e Bashkuara “kanë ndërmarrë ndonjëherë për të ulur numrin e fëmijëve që fillojnë duhanin herët”.

Ndërsa, krijuesi i Marlboro u shpreh:

“Ne ndajmë qëllimin e përbashkët për të zhvendosur duhanpirësit e rritur nga cigarja në alternativa potencialisht më pak të dëmshme, por ndalimi nuk funksionon. Kriminalizimi i mentes do të çojë në pasoja serioze të padëshiruara.”

Cigaret me mente janë të ndaluara në shumë shtete të SHBA-së, duke përfshirë Kaliforninë dhe Massachusetts dhe nivelet e pirjes së duhanit në këto vende kanë rënë për shumë vite, por ato ende përbëjnë më shumë se një të tretën e pjesës së përgjithshme të industrisë në treg.

Javën e kaluar, një raport i WSJ tha se administrata e Biden po shqyrtonte mundësinë e reduktimit të niveleve të nikotinës në cigare.

“Ulja e përmbajtjes së nikotinës në cigare … kjo është diçka që është ende duke u shqyrtuar,” tha Komisioneri i FDA, Janet Woodcock në një thirrje mediatike të enjten. “Po e mendojmë, por s’i kemi përfunduar ende diskutimet për këtë çështje.”

Burimi: Reuters