“Për lindjen a gremisjen e një dashurie, për pritjen e një vdekjeje”

0
95

Ernesto Sabato, fragment nga “Tuneli”:

Ishte nje pritje e pafund. Nuk di sa kohe kaloi neper oret e botes, nga ajo koha e paemert dhe e gjithesishme e oreve, qe nuk do t’ia dije per ndjenjat tona, per fatin tone, per lindjen a gremisjen e nje dashurie, per pritjen e nje vdekjeje.

Por nga koha ime qe nje sasi e pafund dhe e koklavitur, plot me ndodhi dhe me kthime prapa, nje lume i erret dhe here -here i rrembyeshem, here-here cuditerisht i paqte dhe, pothuaj, nje det i palevizshem dhe i perhershem, kur Maria dhe une ishim perballe njeri-tjetrit, duke u veshtruar si te ngrire; pastaj ai kthehej prap ne nje lume te rrembyeshem qe na zvarriste koheve te femijerise si ne enderr, dhe e shihja si fluturonte çmendurazi me kalin e saj, me leshtra qe ia merrte era dhe syte e perndezur, ndersa veten time e shihja ne fshatin tim ne jug, ne dhomen time prej te semuri, me fytyren ngjitur pas xhamit te dritares, duke veshtruar edhe une deboren me sy te perndezur.

Ishte njelloj sikur te dy te kishim jetuar neper shtigje a tunele paralele, pa ditur se shkonim krahperkrah, si shpirtra te ngjashem ne kohe te ngjashme, per t’u takuar ne fund te ketyre shtigjeve, perpara nje skene qe une kisha pikturuar, si nje çeles qe mund ta perdorte vetem ajo, si nje lloj njoftimi te fshehte se une ndodhesha atje dhe se shtigjet ishin bashkuar, me ne fund, dhe ora e takimit kishte mberritur…