Peja kalon në epërsi ndaj Ponte Prizrenit

0
102

Peja ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit 108:85 (30:22, 22:18, 30:16, 26:29) në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja ka qenë mjaft e bukur, derisa pejanët tani kryesojnë 2:1, kurse skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur 12 pikë epërsi në çerekun e parë 26:14, derisa kjo pjesë përfundon 30:22. Verdhezinjtë epërsinë më të lartë në pjesën e parë e arritën 41:22, por më pas këndellen prizrenasit, kurse pjesa e parë përfundon 52:40.

Pejanët nuk u ndalën as në periodën e tretë, për të vazhduar dominimin, ndërsa në këtë pjesë arritën epërsi deri në 26 pikë, 80:54, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:56. Epërsinë e krijuar e ruajti Peja dhe triumfoi në fund 108:85.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 29 e 17 kërcime, Dardan Berisha me 22 pikë e 8 asistime dhe Lis Shoshi me 17 pikë e 8 kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dallua Këame Vaughn.

Ndeshja e katërt gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten në Pejë.