A duhet t’i mbajmë akoma maskat? Edhe po, edhe jo

0
70

“Jam i vaksinuar dhe jam në ambient të hapur. A duhet të mbaj akoma maskë?”, “Nëse jam në një vend pa shumë njerëz. A duhet të mbaj maskë?”, “Nëse jam duke ecur në trotuar dhe takoj dikë – duhet ta vendos maskën?” – këto janë vetëm disa prej pyetjeve që njerëzit, me të drejtë, kanë aktualisht.

Ndërsa muajt e ngrohtë të motit mbërrijnë dhe përqindja e njerëzve të vaksinuar gradualisht rritet, është normale që të pyetet “edhe sa do t’i mbajmë maskat”.

Dr. Sanjay Gupta thotë për CNN:

“Nëse jeni të vaksinuar, pjesën më të madhe të kohës nuk do të keni nevojë të mbani maskë, sidomos në vende të hapura. Kjo sepse tashmë dihet që shumica e transmetimeve virale nuk ndodhin jashtë.”

Një përmbledhje e nëntorit në Journal of Infectious Diseases zbuloi se shanset e transmetimit viral janë 18.7 herë më të mëdha në ambiente të mbyllura sesa jashtë, dhe vetëm më pak se 10% e infeksioneve të Covid-19 ndodhin në ambiente të hapura.

Udhëzimi aktual nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e bën të qartë që maskat mund të mos jenë të nevojshme jashtë.

“Maskat mund të mos jenë të nevojshme kur jeni jashtë, vetvetiu larg të tjerëve, ose me njerëz që jetojnë në shtëpinë tuaj”. CDC nuk thotë ende ndonjë gjë specifike për njerëzit e vaksinuar.

Dilema: Me maskë apo maskë?

Ashtu si me shumicën e diskutimeve për Covid-19, nuk ka një “po” ose “jo” të prerë. Ka një sërë faktorësh ku duhet të bazohemi si statusi i vaksinimit dhe nivelet e transmetimit të komunitetit ku jetoni.

“Nëse jeni të vaksinuar dhe nuk jeni në një vend apo zonë “të kuqe”, ndoshta është mirë që të mos e mbani maskën në ambiente të hapura”, thotë Linsey Marr, ekspert i transmetimit ajror të viruseve.

Për njerëzit e pavaksinuar, Marr rekomandon maska në situata kur njerëzit janë grumbulluar afër së bashku, si në një lokal apo një turmë.

“Nëse jeni të pavaksinuar dhe vazhdimisht kaloni pranë njerëzve të cilët mund t’i prekni apo t’u zgjasni dorën, duhet të mbani një maskë.”

Pavarësisht vaksinimit, një faktor shumë i rëndësishëm për t’u marrë parasysh është edhe niveli i transmetimit dhe numri rasteve pozitivë në zonën tuaj.

Pyetja e vërtetë që duhet të përpiqeni t’i përgjigjeni është: Sa janë gjasat që unë të marr frymë në ajrin e dikujt tjetër?