Dua Lipa, këngëtarja femër më e dëgjuar në ‘Spotify’

0
54
Rolling Stone | Dua Lipa Photo by Bryan Derballa

Dua Lipa mbrëmë bëri publike suksesin e saj të radhës, në muajin e fundit ajo u bë këngëtarja femër më e dëgjuar në platformën muzikore ”Spotify”

Kjo njëherit është hera e dytë që Dua Lipa renditet si e para femër më e dëgjuar në këtë platformë tejet të famshme muzikore. Ndërsa, në rangun botëror, ajo zë vendin e tretë.

Albumi i saj “Future Nostalgia”, i publikuar në 2020 vijon të ketë mjaft suskese duke u renditur në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Britani, përcjell KultPlus.