Hapet një klasë e Shkollës Shqipe në Addorf, kantoni Thurgau

0
75

Një angazhim i përkushtuar i veprimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër, nën drejtimin e koordinatorit Vaxhid Sejdiu, së bashku me prindërit dhe mësuesen Feride Liçolli, nën mbështetjen e plotë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, gjatë muajve mars  dhe prill solli edhe hapjen e shkollës së 48-të me radhë në qytezën Aadorf të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

E mërkura solli edhe buzëqeshje në fytyrat e nxënësve, sepse më në fund edhe ata, si shumë bashkëmoshatarë të tyre, u ulen në bankat shkollore të mësojnë gjuhën amtare – gjuhën shqipe. Gëzimi kishte kapluar jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, sepse ishte hapur një derë ku fëmijët e tyre do të kishin mundësinë ta mësojnë gjuhën e nënës në mënyrë të rregullt.

Me libra në duar, të cilat janë dhuratë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, nxënësit Jeta, Florenti, Diari, Ensari, Driola, Suela, Elifi, Emiri, Rina… gjatë një ore mësimore.

Ata mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure, duke u nisur nga ora 16:00.

Po ashtu në këtë fillim nxënësit e shkollës shqipe në Aadorf u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t`iu bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.